Zënka mes dy këngëtareve, Çiljeta Xhilaga dhe Fifi bëri bujë të madhe në media për faktin se ata ishin mikesha të mira e aq më tepër kishin së bashku edhe një bashkëpunim.Por duket se gjakrat tashmë janë ulur dhe dy vajzat kanë vendosur ta rikthejnë mardhënien e tyre.
Dy ditë më parë Fifi publikoi këngën e saj më të re “Habibi” dhe ka qenë Çiljeta ajo që në Instastory ka shpërndarë këngën e Fifit duke i bërë tag këngëtares, e kjo tregon se ata nuk kanë më hatërmbetje me njëra-tjetrën. Në fakt është për të ardhur mirë sepse artistet duhet ta mbështesin njëra-tjetrën pavarësisht konkurencës së fortë që tregu shqiptar ka në industrinë e muzikës.