Këngëtarja e njohur feston ditën e sotme ditëlindjen. E akoma më të bukur, këtë ditë, e bën fakti që ditëlindja e saj përkon edhe me ditëlindjen e djalit të saj, Fernandon. Midis gjithë urimeve, më i veçanti ishte sigurisht ai i mamasë së Çiljetës.
“Të shkruaj për ty zemra e mamit, duhet një libër i tërë. Si sot e 33 vjet më parë erdhe në jetën tonë dhe na dhe shumë lumturi. Mbas dy çunave të xhajës tënd, erdhe ti vajzë dhe gëzoi gjithë familja. Duke të vënë edhe emrin Çiljeta. Ti je drita e syve të mi. Por ti, na dhe një gëzim akoma më të madh. Na solle në jetë një princ të vogël, Fernandon, që Zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoi jetën tonë… Mami, babi dhe mami Liria ju urojnë nga shpirti të rroni me qindra vite dhe veç të mira të keni në jetë, Zoti ju bekoftë!”