Pak orë më parë këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka publikuar një foto që ka ngritur dyshim për zyrtarizimin e lidhjes me portierin e ‘Partizanit’, Alban Hoxha. Në foto ata shfaqen me gishta të kryqëzuara, ndërsa këngëtarja mban në gisht një unazë me gur të çmuar. Me sa duket dyshja ka vendosur që historinë e tyre të dashurisë ta çojnë në një hap tjetër, pas 3 vitesh të mbushura me polemika të shumta.
Në fillim ata e mbajtën lidhjen hermetike duke mos u shfaqur asnjëherë së bashku në publik dhe fotot e vetme që qarkullonin ishin ato të paparacëve. Madje në rrjetet e tyre sociale ata nuk kanë asnjë foto së bashku duke zgjedhur që të shijojnë dashurinë e tyre larg syrit të mediave. Kujtojmë se vetëm para disa muajsh Albani u përfol për një tradhti me një kamariere, por të dy bashkë dolën në një video dhe mohuan të gjithë zërat.