Portali turk Gecce ka realizuar një sondazh, ku ka përfshirë të gjitha çiftet e njohura turke të momentin. Ose të paktën, të gjithë ata që e kanë konfirmuar se janë në një marrëdhënie. Në sondazh, ndjekësve u është drejtuar pyetja se cili prej çifteve e ka radhën të martohet së shpejti.
Çifti Serenay Sarikaya-Kerem Bursin ishin ata që morën më tepër vota, duke treguar kështu se fansat mezi po presin t’i shohin ata drejt altarit. Dy të rinjtë morën 41.9% të votave totale, të ndjekur nga çifti Baris Arduc-Gupse Ozay me 21.1%.