Kanë kaluar dy dekada që kur Victoria dhe David Beckham thanë “ Po” në altar. Stilistja 46 vjecare ka treguar tani sekretin e martesës së tyre në një rrëfim për Today.
“ Besoj se fëmijët janë prioriteti ynë, dhe cdo gjë që bëjmë, vërtitet rreth tyre”, u shpreh ajo.
“ Punojmë të dy shumë fort. E duam jetën tonë profesionale. Mbështetemi tek njëri-tjetri dhe jemi me fat që jemi gjetur dhe që mundëm të rriteshim bashkë”, vazhdoi ajo.
E pyetur se cfarë ndjeu kur e pa të shoqin në fillim, u përgjigj: “ Ishte dashuri me shikim të parë”! Victoria dhe David kanë katër fëmijë bashkë: Brooklyn, 20 vjec, Romeo 17, Cruz 14 dhe vajzën Harper, 8 vjece.