Tolgahan Sayisman ka rrëfyer kushtin për t’u rikthyer në ekran! Protagonisti i serialit “Perla e Zezë”, në të cilin i dha jetë personazhit të paharrueshëm të Kenanit, ka shpjeguar se sa pak nevojitet që ai të kthehet në ‘ekranin e shenjtë’ për çdo aktor, prej të cilit është larguar kohët e fundit. Duke iu përgjigjur pyetjes për arsyen e mospërfshirjes në projekte të reja, Sajishman tha: “Vitet e fundit jam fokusuar në jetën e biznesit, por dua të rikthehem në ekran në projektin e parë që do të më bëj të ndihem mirë. Dua diçka që të më ‘godasë’, ky është kushti im i vetëm”.
Aktori rrëfeu se të gjithë ata që e ndalonin në rrugë e pyesnin se kur do të rikthehej dhe nuk e fshehu faktin se kjo e bënte të ndihej mirë.
Sayisman zbuloi gjithashtu se së fundmi është në kërkim të një zyre të re dhe ka treguar edhe arsyen për marrjen e këtij vendimi:”Shtëpia është në këtë dhe unë çdo ditë shkoj në anën tjetër të Stambollit. Kaloj shumë kohë në rrugë, dhe pak në shtëpi me familjen”.
Me këtë deklaratë ai tregoi sërish se nuk është vetëm një aktor i talentuar por edhe një bashkëshort dhe baba i devotshëm, i cili e vendos familjen dhe sakrificat e për të, para gjithçkaje tjetër.