Një traditë tashmë në ndeshjet e NBA është moment kur kamera fokusohet tek një çift publik dhe ata duhet të puthen. Këtë vit objektivi i kamerës ishte një çift që nuk ndodh shpesh të puthen në publik. Hera e fundit që ata kanë pozuar një foto së bashku ka qënë në muajin Maj.
Bëhet fjalë për Adam Levine dhe Behati Prinsloo të cilët ishin në ndeshjen e Lakersave për të parë LeBron James në Los Angeles. Fatkeqësisht Lakers humbën kundrejt Houston Rockets atë natë, ndaj vëmendja për puthjen e Adam dhe Behatit ishte më e madhe.