Një kompani në Turqi ka bërë disa kërkime mbi ecurinë e serialeve turke gjatë vitit 2017. Kështu, ndër serialet më të kërkuar rezultonte “Dashuri me Qira”. (Shih këtu listën e plotë)
Të njëjtën gjë ajo ka bërë edhe për aktorët. Cili pre tyre është në vend të parë?
Ndër aktorët më të kërkuar gjatë 2017 në rrjetet sociale renditet Caglar Ertugrul, aktori i njohur nga seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat”, një serial që e ndiqni çdo të enjtë në orën 21:00 në ekranin e Tring, në kanalin Jolly HD.
Në vend të dytë renditet Engin Akyurek, gjithashtu një aktor mjaft i talentuar.
Një emër shumë premtues për kinemanë turke është renditur i treti. Ai është Tolga Saritas.
“Dashuri me Qira” ishte seriali që i dha një sukses të padiskutueshëm aktorit Baris Arduc. Ai erdhi gjatë 2017 me një tjetër projekt ku interpretonte në krah të Elcin Sangu. Filmi “Kohë për lumturi” u mirëprit menjëherë nga fansat e dyshës së shumë pëlqyer.
Në vendin e pestë renditet Cagatay Ulusoy, i njohur tashmë edhe për publikun shqiptar për shkak të serialeve të transmetuar në ekranet në vend.