Në stërvitjen e hapur të ekipit kroat të futbollit në Gjermani, këpucët e personalizuara të futbollistëve tërhoqën vëmendjen e fotografëve. Të gjithë kanë të shkruar emrin, mbiemrin ose ndonjë mbishkrim tjetër.
Në atletet sportive, Mateo Kovacic kishte të shkruar mbiemrin e tij dhe poshtë shënoheshin emrat e gruas dhe djalit të tij – Izabel dhe Ivan. Djali i tyre, Ivan erdhi në jetë në vitin 2020 dhe kumbari i tij ishte Luka Modric. Kujtojmë se Mateo dhe Izabel u martuan në vitin 2017 në Sesvetski, pikërisht aty ku edhe u njohën teksa Izabel këndonte në korin e kishës.
Gjithashtu në gjatë stërvitjes në Gjermani, Ivan Perisic tërhoqi vëmendjen me tatuazhin e tij të ri. Futbollisti ka bërë një tatuazh të Bruges në këmbën e djathtë që nga prilli, qytet në të cilin ai mori shumë vëmendje dhe mundësi në fillimet e karrierës futbollistike, ky fillim i hapi rrugën atij të shkonte në Borussia Dortmund.