Cila është ëndrra e përbashkët e Beren Saat dhe Kenan Doğulu

Showbiz

Bashkëshorti i aktores së famshme Beren Saat, këngëtari Kenan Doğulu, në daljen e fundit publike, është pyetur nëse do të guxonte që të provonte aftësitë e tij artistike edhe në aktrim. Gazetari mori shembull bashkëshorten e tij, e cila kishte guxuar të provonte aftësitë e saj edhe në fushën e muzikës.  Mirëpo Doullu u shpreh, se muzika ishte streha e tij, atë mund ta kuptonte, përjetonte, dhe të ndihej produktiv.

Edhe pse aktimi dhe muzika janë degë të artit që lidhen me ndjenjat e shpirtit human, ndryshe nga Beren, unë nuk jam tip ewksperimentues dhe nuk kam shumë guxim.  Madje, nuk do ta quaja veten as aktor amator! Më mirë t’i jetojmë këto eksperienca të ndara”. I pyetur se cila ishte ëndrra e tyre e përbashkët më e madhe, këngëtari u përgjigj se për të dhe protagonisten e serialit “Dashuri e Ndaluar”, ëndrra më e madhe nuk lindte nga arti por nga dashuria, dhe ishin pikërisht fëmijët. Me sa duket çifti është duke projektuar të ardhmen e familjes së tyre duke menduar ta zgjerojnë atë.