Cila është dashuria më e madhe e Erkan Petekaya?

Showbiz

Aktori i njohur nga shumë seriale turke Erkan Petekaya, zbulon një tjetër anë të jetës së tij, atë të qenit një person shumë familjar. Ai mori pjesë në dasmën e një miku, e teksa i përfshirë nga emocionet duke uruar çiftin për martesën ai ka përmendur martesën e tij 18 vjeçare nga ku kujtoi një fragment nga dita e dasmës së tij, duke thënë se e puthi 3 herë bashkëshorten e tij Didem Petekaya përpara se ajo të thoshte ‘Po’. Ai tha gjithashtu se gjëja më e rëndësishme në jetën e tij është familja dhe se për të vlen çdo sakrificë. Përveç të gjithave ai nuk la pa pëmendur projektin e ri në të cilin ai mban rol protagonist. Në këtë projekt mësohet se aktori do të ndajë sheshxhirimin me aktoren e famshme Nehir Erdogan, e cila interpreton personazhin e Melek në serialin me të njejtin titull, që ju e ndiqni nga e hëna në të premte, ora 21:00 në 3Plus.  Emri i aktores krahë Petekaya tashmë është konfirmuar dhe bashkepunimi i shumëpritur mes dy protagonistëve të kinemasë turke, pritet të jetë një sukses i paparë.