Cila është arsyeja që bëri Can Yaman të mbyllë llogarinë e tij në Instagram me mbi 11 milionë ndjekës?

Showbiz

Ylli i famshëm i filmave dhe serialeve në Turqi, Can Yaman, i cili vazhdon ta zhvilloj karrierën e tij si aktor në Itali, me veprimin e tij bërë së fundmi ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut, kryesisht admiruesve nga vende të shumta ku transmetohet serialet e tij.

Can Yaman, i cili është ndër personazhet e famshëm që përdor në mënyrë tejet aktive rrjetet sociale, dhe me pamjen e tij tërheqëse ka bërë për vete një numër të madh ndjekësesh.

Aktori e ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram, e cila numëronte më tepër se 11 milionë ndjekës dhe ky veprim i befasishëm i ka shtangur të gjithë. Qarkulluan zëra që pohuan se aktori mendonte se rrjetet sociale po dëmtonin atë dhe përqendrimin e tij në punë, por ai vetë nuk ka folur ende për arsyet që e çuan të ndërmerrte një hap të tillë. Disa thashetheme të tjera tregojnë se arsyeja e vendimit të Yaman është një çështje e provokuar nga vetë aktori. Ndërkohë mësohet se Yaman është aktualisht i angazhuar me xhirimet e një seriali në Itali deri në muajin shtator.