Bestemsu Ozdemir dhe Nail Gonenli janë çifti më i ri në shoëbizz-in turk. Aktorja është prej kohësh në një lidhje me avokatin Nail, megjithatë deri tani kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë historinë e tyre. Mbrëmjen e djeshme, është zhvilluar një event, për të promovuar projektin e ri të Berguzar Korel dhe Engin Aykurek.
26 vjeçarja u përpoq që të pozonte gjithë kohën e vetme përpara kamerave, për të mos dhënë kështu shkas për të përfolur lidhjen e saj. Megjithatë, në përfundim të mbrëmjes, dyshja nuk kanë qenë më edhe aq “kontrollues” kundrejt paparacëve dhe pavarësisht se nuk kanë ndaluar të pozojnë së bashku, ata janë parë teksa kanë dalë dhe janë larguar nga eventi bashkë.