Çifti më i ri në showbiz? Modelja dhe reperi i njohur shqiptar…

Showbiz

vov
Edhe pse janë bërë vazhdimisht pjesë e thashethemeve për një lidhje të re, modelja e njohur Oriola Marashi dhe reperi i njohur i OTR, Varrosi, nuk kanë konfirmuar se kanë një marrëdhënie dashurie. Vazhdimisht ata të dy janë parë në foto e evente të ndryshme, por gjithmonë janë “fshehur” pas miqësisë së tyre të ngushtë.

oriola varrosi

Dyshimet janë shtuar më shumë pasi Oriola dhe Varrosi shihen pothuaj gjithandej bashkë. Së fundi, mediat dhe portalet shqiptare kanë shkruar se dy të rinjtë po jetojnë një romancë prej disa muajsh tashmë, por, me sa duket, ende janë të rezervuar për ta konfirmuar publikisht.

varrosi oriola