Çifti më i dashur, ndahen pas 2 vitesh lidhjeje!

Showbiz

zyan5
Zyan Malik dhe Gigi Hadid i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmi u bë i ditur më përpra nga mediat, e më pas, dy të rinjtë e kanë konfirmuar në rrjete sociale. Ndarja e tyre u konsiderua nga fansat po aq “tronditëse” sa divorci i Angelina Jolie me Brad Pitt.

zyan3
“Gigi dhe unë patëm një marrëdhënie shumë dhomethënëse dhe unë kam shumë respekt dhe adhurim për të, si femër, si shoqe. Ajo ka një shpirt të madh, të jashtëzakonshëm. I jam mirënjohës të gjithë fansave tanë, që kanë respektuar këtë vendim të vështië dhe privatësinë tonë në këtë kohë. Do të donim që këtë lajm ta kishit marrë fillimisht prej nesh,” ka thënë Zyan.

zyan2
Ndërkohë Gigi, ka shkruajtur: “Deklaratat e ndarjes zakonisht duken si të papërcaktuara, sepse është e vështirë të thuash me fjalë atë çka përjetojnë dy njerëz së bashku gjatë viteve…jo vetëm në marrëdhënie, por në jetë në përgjithësi. Unë i jam gjithmonë mirënjohëse për dashurinë, kohën dhe mësimet e jetës që Zyan dhe unë ndamë. Nuk dua asgjë përveçse më të mirën për të dhe do vazhdoj ta mbështes si një shok të cilin e respektoj. Në të ardhmen, çfarë të jetë e thënë që të ndodhë, do të ndodhë.”

zyan