Ka mbetur fare pak që bebushi t’i bashkohet pallatit mbretëror Kensington.Meghan Markle pritet të lindë fëmijën e saj të parë në fund të muajit prill, megjithatë ajo dhe Harry kanë filluar përgatitjet, madje kanë filluar të mendojnë rreth ushqimit të bebit. Miq të saj, kanë thënë për People se Meghan, gjithë ambientet e shtëpisë së saj në Frogmore Cottage po i përshtat me jetën që e pret bebushin.
Para se të martohej me princ Harry-n, në blog-un e saj Markle shfaqte pothuajse çdo ditë dashurinë që kishte për ushqimin Kemi arsye të mjaftueshme të besojmë që ushqimi i bebit të saj me siguri do të përgatitet nga vetë ajo. Bëhet fjalë për një jetë super të shëndetshme”, shkruan ‘People’.
Sipas miqve të saj, ardhja e bebit e ka afruar akoma dhe më shumë me Princ Harry-n dhe ndihen më të lumtur se kurrë.