Rreth një vit më parë, ata bënë të ditur ndarjen e tyre. Bëhet fjalë për Orlando Bloom dhe Katy Perry. Ndërkohë, që prej muajit të kaluar kanë qarkulluar thashetheme se ata janë afruar sërish me njëri tjetrin. Madje, kanë kaluar disa ditë pushimi në Maldive.
Mesa duket, kjo është e vërtetë. Miqtë e tyre, kanë konfirmuar bashkimin e çiftit. Sipas tyre, Katy po mundohet shumë që lidhja këtë herë të funksionojë. “Ata provuan të hiqnin dorë prej njëri tjetrit, por nuk mundën,” ka thënë burim pranë tyre.
Pavarësisht se u ndanë në mars të vitit të kaluar, aktori dhe këngëtarja kanë mbajtur një marrëdhënie normale sociale. Ata kanë vazhduar ta ndjekin njëri tjetërin në rrjete sociale, të pëlqejnë fotot e njëri tjetrit dhe madje të përshëndeten dhe të kalojnë kohë bashkë nëpër eventet ku kanë rastisur bashkë.