Melisa Asli Pamuk dhe Tolga Sala mësohet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Aktorja e serialit “Dashuri e pafund”, Melisa, ka qenë për më tepër se 10 vite në një histori dashurie me Tolgan. Pas kaq shumë vitesh së bashku, njerëzit prisnin ndoshta një martesë prej tyre.Ndarja e tyre i ka befasuar të gjithë, të cilët mendonin se dy aktorët ishin ndër çiftet më të konsoliduara.
Ndërsa për një pjesë tjetër, fakti që dy të rinjtë qëndruar 10 vite të lidhur dhe nuk hodhën asnjë hap më tej në marrëdhënien e tyre, tregon se mes tyre ishte “e shkruar” të merrte fund. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tolga Sala, i cili gjithashtu ka shtuar se kanë patur një ndarje me mirëkuptim dhe do të vazhdojnë të mbeten miq me njëri-tjetrin.