Aktori Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij, kanë festuar ditën e djeshme përvjetorin e tyre të 2-të të martesës. Çifti i njohur janë shfaqur përherë shumë të lumtur dhe të dashuruar në publik. Ata kanë ndarë vazhdimisht me fansat momente nga jeta dhe romanca e tyre.
Sigurisht, nuk mund të mungonte edhe një dedikim dashurie në këtë përvjetor. “2 vite…2 vite të përkryera…Brenda një momenti magjik, kuptuam se do jemi bashkë përgjithmonë. Ndihem sikur të kam njohur gjithë jetën, jemi të destinuar për të qenë bashkë,” ka shkruajtur aktori.