Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë një çift mjaft i pasur, siç i takon të jetë një çifti të njohur aktorësh. Ata janë ndër personat më të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë kanë ndarë me të tjerët vendimet apo mënyrën sesi mendojnë t’i rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre.
Vendimi i fundit, i është dukur pak drastik të gjithë fansave. “Fëmijët duhet t’ia dalin mbanë vetë. Ne nuk do iu japim asnjë qindarkë fëmijëve tanë, paratë që kemi kur të vdesim do i dërgojmë për bamirësi,” kanë deklaruar ata.