Miley dhe Liam kanë një histori të gjatë ndarjesh dhe bashkimesh, por vitin e fundit duket se çifti kanë gjetur më në fund harmoninë midis tyre. Kohë më parë u bë e ditur se Miley kishte marrë propozimin e shumëpritur nga Liam, por nuk u dha asnjë detaj më tej. Të gjithë kanë pyetur dhe presin dasmën e tyre, ndërkohë që çifti me shumë mundësi e kanë bërë këtë gjë dhe nuk i kanë treguar askujt.
Herën e fundit që ata u panë bashkë në publik, Miley kishte veshur një fund të zi dhe bluzë të bardhë, ndërsa Liam një kostum blu. Ndërkohë që detaji që tërhoqi vëmendjen ishte unaza ngjyrë floriri, pikërisht tek gishti i martesës, tek dora e aktorit australian. Rrethi i florinjtë na bind akoma më tepër që çifti mund të ketë kryer një ceremoni martesore në privatësi të plotë.