Çifti i famshëm Jolie-Pitt ishin ndarë dy vjet para se ta bënin publik divorcin

Showbiz

r333333333333333333333

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin ndarë pas një zënke që kishin pasur pas ceremonisë së Academy Awards në vitin 2014.

“Ajo është sjellë shumë keq atë natë duke u përpjekur që të tërhiqte gjithë vëmendjen nga ai me këmbën e saj qesharake”, shprehet një burim i afërt me çiftin.

Më tej, sipas të njëjtit burim, Jolie ishte sjellë në mënyrë të tmerrshme, saqë Pitt e kishte mbyllur festën me bashkaktorët e filmit “12 Years A Slave”.

“Ajo nuk e linte ta shijonte fitoren për asnjë sekondë… Ata patën një zënkë të madhe atë natë dhe rane dakort që të ndaheshin”, ka thënë më tej burimi.

Gjatë dy viteve, ata ishin përpjekur që t’i tejkalonin problemet, por nuk ia dolën dhe për më shumë i përkeqësuan raportet, saqë tani janë në një luftë ligjore për ndarjen e pasurisë dhe për kujdestarinë ndaj fëmijëve.