Çifti i famshëm i aktorëve heq dorë nga divorci

Showbiz

vcvcvca

Ata thyen zemrat e të gjithë fansave duke bërë publik lajmin se mes tyre gjithçka kishte marrë fund. Kështu në vitin 2015, Ben Affleck dhe Jennifer Garner nisën procedurat e divorcit.

Thashethemet thonin se shkaku i ndarjes së tyre kishte qenë tradhtia e Affleck me dadon që kujdesej për fëmijët e tyre e me siguri si çdo grua Jennifer nuk e kishte pranuar dot këtë. Megjithatë, edhe pse gjërat nuk shkonin mirë, çifti gjithnjë shihej bashkë dhe të dy pranuan se fokusi i tyre kryesor në ato momente ishin fëmijët. Ditët e fundit një burim është shprehur se Jennifer dhe Ben kanë vendosur t’i japin edhe një mundësi marrëdhënies së tyre.

“Jenn ka hequr dorë nga divorci. Ajo me të vërtetë dëshiron t’i rregullojë gjërat me Affleck. Po mendojnë ta provojnë përsëri. Ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin”,- është shprehur burimi.

ben affleck a 435 4