Seriali “Vatanim sensin” rezultoi shumë i suksesshëm në Turqi. Aktorët u vlerësuan maksimalisht për interpretimin e tyre të shkëlqyer. Por një punë e tille ka qenë shumë e lodhshme dhe këtë e kanë pohuar vetë protagonistët Halit Ergenç dhe Bergüzar Korel.
“Ka qenë e bukur, por jemi lodhur. Kemi nevojë për pushim” – ka pohuar aktorja. Me të perfunduar xhirimet e fundit ata do të nisen me pushime por destinacionin nuk e kanë zbuluar.