Çifti i aktorëve Ayça Turan dhe Alp Navruz, së shpejti në ’Vizion Plus’

Showbiz

Çifti i aktorëve shumë të dashur për publikun Ayça Turan dhe Alp Navruz janë parë së fundmi së bashku duke ecur me hapa të shpejtë, por para gazetarëve kanë ngadalësuar hapin edhe pse Turan, tha shkurtimisht se nuk mund të flisnin pasi ishin duke nxituar për të shkuar diku. Alp Navruz, aktori i cili me personazhin e paharrueshëm të Xhenkut, protagonistit të serialit “Mos ma lësho dorën”, shënoi një nga interpretimet më të realizuara gjatë karrierës së tij të deritanishme, dha një përgjgje spontane për pyetjen e përsëritur shpesh kohët e fundit, lidhur me martesën e tyre: “Do të flasim më vonë për këtë ju lutem, bëni durim deri sa të vij koha e duhur” ishin fjalët e aktorit.

Ndërkohë Turan po përgatitet të kthehet nësheshxhirim për projektin e radhës ku mësohet se do të ndaj interpretimin e në rolet kryesore me aktorin Ekin Koç. Kujtojmë se aktorja bukuroshe 29-vjeçare u dashurua me Navruz gjatë kohës kur të dy ndanin rolet bashkëprotagoniste në komedinë romantike “Ada Masallë” që së shpejti do të mbrrij në ekranin e telezizionit kombëtar Vizion Plus. Vizion plus do të vazhdojë t’ju mbaj mbërthyer para ekranit, me surpriza të tjera me ardhjen e   sezonit të vjeshtës, me të cilat do njihemi në emisionet e radhës.