Këngëtarja Christina Aguilera ka qenë e ftuar në puntatën e radhës të ‘Jimmy Kimmel Live’ ku u bë pjesë e një kamere të fshehtë. Ajo ishte në dhomën private të një marketi dhe po këndonte disa nga hitet e saj për klientët, por me tekst të transformuar.
Një pjesë e mirë e tyre as nuk i kushtuan rëndësi këtij momenti derisa e panë fizikisht Christinën. Aguilera i bëri të gjithë të mbeten të habitur pasi u shfaq duke ju shërbyer ushqim. Klientët u emocionuan shumë dhe e shijuan pafund performancën e shkurtër të këngëtares me vokal të mrekullueshëm. Christina ka qenë e ftuar në disa programe për të promovuar ‘The Xperience’.