Chrissy Teigen tregon ‘zhgënjimin’ e parë të vogëlushit që sapo erdhi në jetë!

Showbiz

teigen
Ajo ka qënë shumë e zënë duke u kujdesur për vogëlushin që nga ardhja e tij në jetë në muajin Maj. Por Chrissy Teigen përfitoi nga momenti për të shpërndarë një foto të ëmbël të djalit të saj Miles me 17.7 milionë ndjekësit e saj të enjten. Në profilin e saj në “Instagram” 32-vjeçarja ka postuar nje foto ku vogëlushi shfaqet duke fjetur në paqe në krahët e nënës së tij, teksa dorën e mbështet tek faqja. Vogëlushi duhet të vinte në jetë ditën e sotme, por ai surprizoi të gjithë teksa lindi tre javë më parë.

chrissy babe
“Sot duhet të ishte dita që ti duhet të vije në jetë, por ti dëgjove sesa të mrekullueshëm jemi ne, pasi vetëm për këtë flasim (sa të mrekullueshëm jemi) dhe mezi prisje të shihje se për çfarë bëhej fjalë dhe erdhe tre javë më herët! E pra ne të mashtruam! Ne jemi shumë të mërzitshëm por ne të duam!” – shkruan në profilin e saj modelja.

chrissy