Chrissy Teigen është një nga modelet më të njohura në botë. Prej kohësh ajo e ka lënë modelingun dhe i është përkushtuar familjes dhe sferave të tjera profesionale. Megjithatë Chrissy njihet si një nga vajzat më të sinqerta dhe pa komplekse në ‘showbiz-in’ botëror. Ndër vite rrëfimet e saj kanë qenë herë të çuditshme dhe qesharake, ndërsa në të tjera raste prekëse. Sipas ‘People’, këto janë 10 deklaratat e Chrissy Teigen që kanë tërhequr më shumë vëmendje:
1.Modelja po punon me të pranuarin e trupit të saj pas shtatzënisë.
2.Ajo dhe bashkëshorti, John Legend e kanë marrë vendimin për lidhjen e tyre që në takimin e parë.
3.Chrissy shtiret sikur qan kur bashkëshorti luan ‘All of Me’ në koncerte.
4.Bukuroshja e ekranit tregon se vazhdimisht e krahason trupin e saj me të femrave të tjera.
5.“Më mirë të pozoj nudo se me rroba banjo”,-u shpreh Chrissy për ‘Elle Australia’ kohë më parë.
6.Modelja ka thënë se nuk ka qarë gjatë dasmës së saj.
7.Chrissy ka zbuluar se nuk di të kërcejë, por vetëm të bëjë ‘twerk’.
8.“Nuk vesh të mbathura asnjëherë”,-ka pranuar në një tjetër intervistë Teigen.
9.Modelja ka pranuar se ka vuajtur nga depresioni pas lindjes.
10.Ajo planifikon të zgjerojë familjen dhe adhuron të ketë shumë fëmijë.