Chris Hemsworth nderohet me yllin e tij në “Walk Of Fame”/ Fotografohet i lumtur krahë familjes

Showbiz

Chris Hemsworth së bashku me familjen dhe miqtë e tij dukej i lumtur dhe i realizuar gjatë ceremonisë së inaugurimit të yllit me emrin e tij që ju shtua rrugës së famshme  “Hollywood Hall Of Fame” në Los Angelos, ashtu siç ishte njoftuar më parë. Aktori  40 vjeçar i “Furiosa: A Mad Max Saga”, u shoqërua ngabasjhkëshortja e tij Elsa Pataky, 47 vjeçe, dhe tre fëmijët e tyre — vajza India Rose, 12 vjeçe, dhe binjakët Sasha dhe Tristan, 10 vjeç-  ndërsa Dhoma e Tregtisë së Hollywoodit e nderoi për kontributet e tij të jashtëzakonshme në filma.

I veshur me një kostum elegant ngjyrë blu, ka treguar buzëqeshjen e tij të mrekullueshme për fotografët entuziastë që i rrethonin. Në një moment gjatë ceremonisë, ylli australian u përkul dhe i dha një puthje të ëmbël bashkëshortes së tij, e cila dukej po ashtu mbresëlënëse me fustanin e bardhë prej sateni dhe dantellën e zezë . Gjatë ceremonisë, çifti i adhurueshëm pozoi pranë yllit me emrin e aktorit në “Hollywood Walk Of Fame” me binjakët e tyre, ndërsa India Rose zgjodhi të mos merrte pjesë në fotografinë familjare.

“Hollywood Walk Of Fame” është një atraksion i njohur ndërkombëtar në Los Angeles, në trotuarin e së cilit përmban yje të vendosura me emrat e të famshmëve të nderuar për arritjet e tyre në industrinë e filmit, muzikës apo televizionit. Disa aktorë të tjerë nga Australia dhe Zelanda e Re janë nderuar me yje, duke përfshirë emra si: Nicole Kidman, Eric Bana, Russell Crowe dhe Simon Baker. “Ne jemi krenarë që e nderojmë Hemsworth me një yll të merituar”, lexohej një deklaratë nga organizata. Së bashku me shumë fansa të tij, jemi të sigurt se bashkëkombësit e tij australianë do të jenë shumë të lumtur të mësojnë se po shtojmë një tjetër talent australian në trotuarin tonë ikonik, ‘Hollywood Walk Of Fame’”.

Ndërkohë, Hemsworth zbuloi të shtunën se cilin objekt kujtimi mbajti si suvenir nga prodhimi i filmit të tij të ardhshëm “Mad Max: Furiosa”. Ai rrëfeu se personazhi i tij antagonist Dementus ngiste një motorr, të cilin e mbajti pasi xhirimet përfunduan.  “ Nuk e vodha, por mendova ‘Ky po vjen me mua’,”u shpreh aktori duke qeshur. Trotuari “Hollywood Walk Of Fame” është një ndër atraksionet më të njohura në Los Angeles.

Chris Hemsworth dhe Robert Downey Jr. pozuan në ceremoninë e yllit në “Walk of Fame”, ndërsa Anya Taylor-Joy, kolegia e Hemsworth në “Furiosa”,  gjithashtu ishte e pranishme në këtë ditë të rëndësishme për Chris.