Chris Hemsworth mendon të tërhiqet përkohësisht nga karriera/ Arsyeja trishton fansat e aktorit

Showbiz

Aktori Chris Hemsworth ka njoftuar se do të bëjë një pushim nga aktrimi! Vendimi i menjëhershëm i aktorit ka habitur fansat e tij por arsyeja e vendimit është qartësuar kur aktori ndau lajmin se kishte mësuar  se ai  rrezikohet nga Alzheimeri.

Ylli i “Thor” i mori këto të dhëna gjatë xhirimeve të serialit dokumentar, “Disney+ Limitless”, gjatë të cilit bëri disa teste të caktuara. Me këtë rast, mësoi se është tetë deri në 10 herë më i rrezikuar se personat e tjerë për zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Aktori ka thënë se testet konfirmuan “frikën e tij më të madhe” dhe shtoi se po planifikon të ndërmarrë hapa parandalues për të mos e lejuar zhvillimin e sëmundjes. Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i zakonshëm i demencës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda të kujtesës, konfuzion dhe probleme komunikimi