Chris Hemsworth do të nderohet me Një yll në “Walk of Fame” në Hollywood

Showbiz

Chris Hemsworth po merr një yll në “Walk of Fame” në Hollywood të enjten. Dhoma e Tregtisë e Holliwood-it zbuloi se po nderonin aktorin e ‘Thor’,  për kontributin e jashtëzakonshëm në filma. Hemsworth do të marrë yllin e 2781-të në shiritin e famshëm që ndodhet në Bulevardin e të famshmëve në Hollywood. ky nderim që do t’i bëhet aktorit në një ceremoni  të enjten,  do të përcillet nga regjisori i “Mad Max: Furiosa”, George Miller dhe Robert Downey Jr. “Hollywood Walk of Fame” është një atraksion i njohur ndërkombëtarisht në trotuarin e Los Angelosit dhe përmban yje me emra të famshëm për arritjet e tyre në industrinë e argëtimit. Gjithashtu disa aktorë të tjerë të Australisë dhe Zelandës së Re janë vlerësuar me  yllnë rrugën më të famshme të Los Angelosit, duke përfshirë Nicole Kidman, Eric Bana, Russell Crowe, Cate Blanchett dhe Simon Baker.