Dikur kanë qenë nga çiftet më të pëlqyera, por historia e tyre përfundoi me shumë dramë. Lidhja e tyre kaloi në polici, gjykatë dhe me një ndarje të dhunshme në vitin 2009. Por, pavarësisht deklaratave të shumta të bëra asokohe apo me kalimin e viteve, fansat janë ende të paqartë për raportin e tyre.
Në ditën e 30 vjetorit të Riri-t, Chris ka postuar një foto të saj kur ka qenë fëmijë dhe e ka uruar për ditëlindjen. Ndërkohë, nga ana e këngëtares nuk ka asnjë reagim apo përgjigje publike. Duhet theksuar dhe fakti se ajo tashmë prej 5 muajsh është në një lidhje me një sheik arab dhe urimet nga ish- i dashuri abuziv nuk janë aq të përshtatshme.