Chris Brown dhe Rihanna, nuk do shpëtojnë kurrë nga historia që kanë patur bashkë!

Showbiz

chrisiir

Dy këngëtarët kanë qënë një prej çifteve më të pëlqyera. Por, ata u ndanë pasi Chris dhunoi fizikisht Rihannën. Kjo gjë u zbulua nga mediat shumë shpejt, së bashku me fotot e Rihannës e cila ishte totalisht e nxirë në fytyrë. Që pas kësaj ngjarjeje, thuajse çdo vit përflitet për të. Për të dashurit e rinj, për reagimet e tyre, për mënyrat sesi Chris “aprovon” ose jo, vendimet e Rihannës.
Ndërsa tani, reperi duket se do të afrohet përsëri me këngëtaren. Madje, ka gjetur mënyrën më të mirë për ta justifikuar këtë afrim. Ai ka ftuar disa kolegë të tij, së bashku me Rihannën, për të qenë pjesë e një turi. Pra, një marrëdhënie totalisht profesionale apo jo?
“Po mendoja për një turne botëror të çmendur me Beyonce, Rihanna, Bruno Mars dhe Chris Brown. Dhe nëse ju vendosni ta bëni pa mua, më jepni 10%-in tim,” ka shkruajtur reperi.

434893F200000578 4794200 image a 63 1502841439833 1