Chiara Ferragni së shpejti në treg me linjën e saj të make-up…

Showbiz

Blogeria e famshme Chiara Ferragni ka vendosur të bëhet bashkë me gjigandin e kozmetikës “Lancome”, për të sjellë në treg një linjë produktesh kozmetike. Chiara publikoi në Instagram pamjet e para dhe duhet thënë selinja e re ka stilin e blogut të saj “The Blonde Salad” , me të cilin jo u bë e famshme.

Chiara bashkangjitur fotos ka shkruar,- “Kjo është një arritje shumë e madhe për mua”. Koleksioni im në bashkëpunim me Lancome, që do të shitet në të gjithë botën!”

Koleksioni i ri i saj do të përmbajë disa nga produktet e njohura të Lancome, por të risjella sipas stilit të bloggeres Chiara . Paletat me tone për sytë, highlighter-at, katër nuanca buzëkuqi si edhe një shkëlqyes. Gjithashtu pjesë e koleksionit do të jetë edhe rimeli i famshëm i Lancome-it, Hypnose, por në një edicion të limituar me paketimin e Chiara-s. Çmimi i tij do të jetë nga 26-55 dollarë dhe do të dalë në treg kudo më 13 qershor.