Chiara Ferragni përshëndet të gjitha femrat me mesazhin frymëzues!

Showbiz

ferragnez wedd
Blogerja e njohur italiane me influencë në të gjithë botën, Chira Ferragni, postoi para disa ditësh një foto nga periudha e shtatzënisë, duke e shoqëruar me një mesazh frymëzues për të gjitha vajzat që të duan trupin e tyre me gjithë defektet dhe ndryshimet që ai pëson.Ajo gjithmonë ka qenë e hapur për të treguar trupin e saj, duke shërbyer si një shembull frymëzimi për të dashur veten.Mbrëmjen e kaluar, Ferragni postoi një foto në llogarinë e saj me rroba banjoje dhe është përballur me komente kritike për gjoksin e saj të vogël.Nuk ka vonuar edhe reagimi i blogerës, e cila e “shfrytëzoi” këtë rast për të dhënë edhe një herë tjetër një mesazh inspirues.

chiiii

“Të gjithë atyre që ndjejnë se kanë të drejtën për të bërë shaka rreth gjoksit të vogël në foton time të fundit: Vazhdoni dhe argëtoni veten ndërsa unë jam super e lumtur me trupin tim të vërtetë.” – shkruajti fillimisht në një postim në Instastory, Chiara.Ferragni vazhdoi më tej duke u treguar ndjekësve se është e lumtur me trupin që ka dhe duke bërë thirrje që nuk ka një standard bukurie. Ajo theksoi se të gjithë janë të bukur ashtu siç janë.“Kam shumë vetëbesim dhe gjithmonë e kam dashur trupin dhe gjoksin e vogël, por ju duhet të qetësoheni. Pse duhet të kenë të gjithë gjoks të madh? Pse të mos i kesh natyrale apo duhet të bësh gjoksin? Jeni të çmendur. Pranojeni trupin siç është dhe mos u mundoni të ulni njerëzit me pasiguritë tuaja dhe idetë tuaja idiote për bukurinë. Të gjithë janë të bukur siç janë. Kështu që unë dhe gjoksi im i vogël ju përshëndesim.”- thotë në videot e postuara, blogerja e famshme.