Chiara Ferragni mbledh 3 milion euro për të infektuarit me Coronavirus

Showbiz

Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, reperi italian Fedez, brenda 1 dite kanë arritur të mbledhin më shumë se 3 milion euro për të blerë pajisje të terapisë intensive, për të prekurit nga koronavirusi. Blogerja e famshme përdori numrin e madh të ndjekësve për të hapur një llogari në GoFundMe dhe nisi fushtatën “qëndroni në shtëpi”.

Targeti fillestar i faqes së krijuar nga Ferragni ishte 1.500.000 euro, por duke qenë se kontributet u rritën në nivele të frikshme, çifti e dyfishoi objektivin. Të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për të blerë gjithë pajisje që duhen për të sëmurët që po trajtohen në terapi intensive.

Nismës së marrë, i janë bashkuar edhe emra të tjerë shumë të famshëm si Dua Lipa, Mia Khalifa dhe qindra influencues të tjerë italinë.

Përpos kësaj, si Chiara ashtu dhe Fedez u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që kanë një numër të konsiderueshëm ndjekësish në Instagram, ta përdorin ndikimin e tyre në të mirë të shëndetit të të gjithëve. Instagram-i mund të ndryshojë shumë gjëra, nëse përdoret në mënyrën e duhur dhe dyshja e famshme e vërtetoi edhe një herë tjetër.