Charlotte Casiraghi në pritje të ëmbël

Showbiz

Princesha e Monakos, Charlotte Casiraghi është sërish në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti, Dimitri Rassam, do të bëhen prindër për herë të dytë. Foto e Princeshës në plazh, e veshur me një body të zezë e cila i tregonte barkun e rrumbullakosur, u vendos sot në kopertinën e revistës “Chi” dhe po bën xhiron e rrjetit.

Sipas aludimeve thuhet se Charlotte është në muajin e tretë të shtatzënisë, megjithatë këto lajme pritet të konfirmohen nga vetë çifti. Charlotte dhe Dimitri po shijojnë pjesën e dytë të muajit të mjaltit në Korsikë, ndërsa disa ditë më parë ndodheshin në Kapri.