Charlize Theron zgjedh të jetë një nënë beqare!

Showbiz

Charlize Theron mund të jetë beqare, por kjo gjë për shkak të një arsyeje të fortë, pasi ajo ka pasur prioritete të tjera në jetë. Gjatë një interviste për ‘The Howard Stern Show’, aktorja është shprehur se ka qenë shumë e zënë duke u kujdesur për dy fëmijët e saj, për të dalë ‘në kërkim’ të të duhurit. “Për të qënë e qartë, unë kam qenë duke rritur 2 fëmijë dhe jeta jote bëhet tepër e konsumuar, ato kanë nevojë për ty për çdo gjë”, është shprehur Charlize.

Megjithatë, me kalimin e kohës, fëmijët po rriten dhe ajo ka më shumë kohë të lirë për të krijuar lidhje. “Unë jetoj një jetë të thjeshtë. Kam jetuar në të njëjtën shtëpi për 25 vjet, nuk kam shumë shtëpi, kam vetëm një. Jetoj një jetë shumë të thjeshtë. Nuk kam as ndonjë ekip që punon për mua, më pëlqen t’i bëj gjërat e mia vetë”, ka vazhduar aktorja. Kujtojmë se së fundmi, Charlize deklaroi se ishte beqare prej 10 vitesh tashmë.