Channing Tatum dhe Jessie J kanë rreth një javë që qëndrojnë në krye të mediave rozë. Dyshja përfliten për një lidhje të mundshme dhe arsye për këtë janë bërë takimet e shpeshta dhe orët e gjata që kalojnë së bashku.
Pas këtij lajmi të gjithë kthyen kokën tek ish-bashkëshortja e tij Jenna Dewan, e cila pritej të ishte e shkatërruar pas këtyre aludimeve. Por jo, burime për “E News” kanë treguar se moderatorja nuk u prek aspak nga ky lajm dhe madje kishte kohë që e priste. Më tej burimi shton se edhe Jenna është duke nisur një histori dashurie me një person i cili nuk është bërë ende publik. Jenna dhe Channing i dhanë fund lidhjes së tyre pas 9 vitesh martesë.