Channing Tatum dhe Jena Dëan i dhanë fund martesës së tyre 9-vjeçare në muajin prill të 2018-ës. Tatum ishtë i vendosur të ecte para me jetën e tij, madje duke i dhënë vetes mundësinë për të filluar një lidhje të re. Në tetor të 2018-ës filluan të qarkullonin lajmet se ai dhe këngëtarja shumë e njohur Jessie J po diltin bashkë.
Channing ka zgjedhur të shprehë dashurinë për Jessie J-in në ditëlindjen e saj në një postim në Instagram. Ai ka vendosur të publikojë një foto me të dashurën se tij duke i bërë një dedikim në të cilin shkruan:“Të uroj një ditë të lumtur, të mbushur me dashuri dhe dritë. Ti erdhe në botë në këtë ditë dhe i vure flakën. Ke bekuar sytë, veshët, zemrat dhe jetët tona… kështu që faleminderit që je ti që je. Je shumë e veçantë! Gëzuar ditëlindjen, zemër”, -ka shkruar Tatum.