Përveçse janë të dyja shumë të bukura, dy vajzat kanë diçka tjetër të përbashkët. Të dyja ishin prezente në Oscar 2018, ku nuk mungoi vëmendja ndaj tyre dhe veshjeve seksi që kishin zgjedhur. Ndërkohë që veshjet e tyre i komentuan të gjitha mediat, ne po fokusohemi pak tek parukieri.
Faktikisht, ka qenë i njejti person i cili është kujdesur për flokët e këngëtares shqiptare dhe modeles të njohur. Peter Savic, ka publikuar nga një foto të vajzave në Instagram, për të treguar punën e tij. Epo, të kesh të njejtin parukier me Kendall, nuk është pak apo jo?