Çfarë shkruhej në dëftesën e këtij aktori të mirënjohur turk?

Showbiz

muratnbos

Në shtypin turk po qarkullon një material nga fëmijëria e këngëtarit dhe aktorit të mirënjohur Murat Boz. Bëhet fjalë për librin e shkollës së tij kur ai ishte ende 11 vjeç.

Një nga kujtimet më të bukura të shkruara poshtë fotos së Boz ishte mënyra se si ai dhe miqtë e tij e thërrisnin njëri tjetrin. Ata kishin secili nga një pseudonim Gara, Guru, Löpçük.

Në lidhje me mësimet, për të shkruhet se ai është një nxënës i cili kërkon të mësojë gjëra të reja por nuk përqëndrohet lehtë. “I pëlqen shumë muzika, ka nota të mira dhe sens humori. Është një basketbollist i shkëlqyer. Shkon shumë mirë edhe me vajzat” – shkruhej në librin e tij të shkollës.