Mesa duket presidenti i Ugandës nuk është fans i “Keeping up with the Kardashians”. Kim Kardashian, së bashku me Kanye West dhe vajzën e saj North vizituan presidentin e Ugandës, Yoweri K Museveni. Kanye madje i dhuroi një palë atlete “Yeezy” që u firmosën nga të dy ata. “Ata takuan presidentin e Ugandës dhe ai pyeti Kim pse i duhet të largohej herët dhe ajo i tha se duhet të rikthehej në punë”- tregojnë burimë pranë PEOPLE.
Dhe presidenti i bëri një pyetje që të gjithëve na shkon në mendje: “Cfarë pune bën ti?” Normalisht që Kim i shpjegoi se ka një serial televiziv me motrat dhe familjen e saj, e cila po e priste të kthehej për xhirimet. Presidenti i kishte kthyer dhe dhuratën: emra nga Uganda. “Kanyesigye” për Kanyen që do të thotë “unë besoj”, dhe “Kemigisha” për Kim që do të thotë “ajo me bekimet nga Zoti.”