Shqipëria është pjesë e finales së madhe të Eurovision. Performanca dhe zëri i mrekullueshëm i Jonida Maliqit bëri që kënga “Ktheju tokës” të ishte një sukses. Sonte, këngëtarja e njohur do të performojë e dyta në radhë.
“Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbet rikthehen gjithmonë në tokë!! Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugëtim, edhe kur dëgjoja në kor fansat europiane që këndonin shqip #Kthejutokes, edhe kur më nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet! Une bëra atë për të cilën marrë frymë, për të cilën edhe erdha në këtë skenë: Kendova!! Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqiperisë, akoma më shumë kur degjova: Albania! Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjës!! Jemi në finale, por tashmë unë mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U bëmë bashkë si kurrë më parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohese!!! Ju dua shumë, shihemi në finale” – shkruan Jonida në instagram e cila me siguri është plot emocione për natën e sotme.