Çfarë po planifikojnë Dua Lipa dhe ish i dashuri i Rita Orës?

Showbiz

dua calvin
Dua Lipa dhe Calvin Harris janë përfolur prej një muaji tashmë se mund të jenë duke nisur një histori bashkë. Por, faktikisht, afrimiteti dhe bisedat e gjata mes tyre paskan qenë për diçka tjetër. Duket se këngëtarja dhe Dj i njohur, do të bashkëpunojnë në një projekt të ri muzikor së bashku.

calvin
Lajmin për këngën e re që do të sjellin, e ka bërë të ditur vetë 34 vjeçari, nëpërmjet një postimi ku ka shkruajtur: “Calvin Harris dhe Dua Lipa, së shpejti hiti juaj veror.” Calvin ka qenë i lidhur me Rita Orën para 2 vitesh dhe lidhja e tyre mori fund pas thashethemeve për një tradhëti të mundshme. Duket sikur Dua Lipa dhe Rita Ora, pavarësisht se e shmangin njëra-tjetrën, fati bën që të kenë gjithmonë një arsye më tepër për të mos shkuar mirë.

dua