Çfarë po ndodh mes Tuba Büyüküstün dhe Murat Boz?

Showbiz

Tuba Büyüküstün dhe Murat Boz, të cilët i kanë mohuar disa herë dyshimet për një romancë të mundshme, janë parë sërish bashkë pas disa muajsh.

Dyshimet mbi një lidhje të mundshme mes aktores Tuba Büyüküstün dhe këngëtarit dhe aktorit Murat Boz, kanë qenë një nga temat më të përfolura në median rozë turke muaj më parë. Büyüküstün i ka mohuar disa herë këto zëra duke thënë: “Emri im po lakohet pafund. Nuk ekziston diçka e tillë.” Edhe pse e kanë mohuar dyshja është parë disa herë së bashku. Ditët e fundit këngëtari dhe aktroja janë parë duke darkuar me miqtë e tyre. Për të mos e lënë me kaq ata kanë postuar edhe një foto në profilet e tyre në instagram nga darka me miqtë e përbashkët. Shumë pranë njëri – tjetri, kanë rënë në sy buzëqeshjet dhe shikimet mes tyre, çfarë kanë nxitur edhe më shumë dyshime që dyshja po jeton një romancë të fshehur jashtë syve të publikut. 

Haberler: Murat Boz ile Tuba Büyüküstün arasında neler oluyor? - Magazin  Haberleri - Milliyet