Më në fund pritjes së një projekti muzikor mes Ledrit dhe Capital po i vjen fundi.Sinjalin e parë na e dha vetë menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi.Shoshi ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet me dy reperat në fjalë dhe një mikun e tyre.Përpos fotos ku shohim bashkë dy ndër reperat më të suksesshëm shqiptarë, ajo që na in shtoi edhe më shumë dyshimet ishte mbishkrimi që shoqëroi foton.
“Grupi, diçka po ndodh!”-shkruan Shoshi përbri fotos së publikuar.Kaq ka mjaftuar për të vërshuar komentet nga ndjekësit për një bashkëpunim në horizont.Çdo këngë e secilit prej tyre përkthehet në hit të padiskutueshëm, kështu që imagjinoni çfarë supehiti do na vijë po të bashkojnë forcat.