Çfarë po ndodh mes Hazal Kaya dhe Burak Deniz?

Showbiz

Dy aktorët e njohur së fundmi kanë bashkuar forcat në një projekt të ri. Mirëpo, ndryshe nga co-protagonistët e serialeve të tjera, mesa Hazal dhe Burak nuk paska aspak marrëdhënie miqësore. Madje, jo vetëm që nuk janë miq, por thuajse nuk e durojnë dot fare njëri-tjetrin. Shpesh herë janë përfolur për situatat e tensionuara që kanë krijuar gjatë seteve të xhirimeve apo për faktin që mundoheshin të shfaqeshin me stafin vetëm kur personi tjetër nuk ishte prezent.

Megjithatë, postimet e aktorëve na kanë bërë të kuptojmë se të gjitha këto thashetheme kanë patur një bazë vërtetësie. Teksa kanë mbaruar xhirimet e projektit të ri, të dy kanë publikuar në rrjete sociale nga një foto ku falenderojnë stafin për punën. Dhe ashtu siç pritej, në fotot përkatëse, aktorët kanë zgjedhur pikërisht skenat ku janë me kolegët e tjerë dhe jo me njëri-tjetrin. Foto të Hazal dhe Burak bashkë, mund t’i bëni vetëm duke ndjekur projektin e tyre, sepse të publikuara nga dyshja ndoshta nuk do shihni kurrë.