Meghan Markle sigurisht që i është dashur të ndryshojë disa gjëra nga jeta e saj, për t’iu përshtatur stilit mbretëror të jetesës. Por, nëse më përpara po flisnim thjesht për paraqitjen apo për karrierën e saj, të gjithë i prisnin këto ndryshime. Dukesha më e re e familjes mbretërore, kurrësesi nuk mund të vazhdonte karrierën në aktrim, apo të kishte një pamje “të pahijshme” për kodin mbretëror.
Megjithatë, ndryshimi i fundit që fansat kanë vënë re tek ajo, i ka habitur të gjithë. Duket se Meghan tashmë po ndryshon edhe mënyrën e të folurit. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë, përkundrazi është komentuar si një shfaqje e vërtetë e hipokrizisë që ofron familja mbretërore dhe ndrydhjes së anëtarëve të saj.