Çfarë po ndodh me martesën e Kim dhe Kanye?

Showbiz

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tyre. Ata kanë kaluar një krizë të fortë, që mendohej se do shkonte drejt divorcit. Shkak janë bërë deklarat e Kanye dhe bipolariteti i tij. Disa ditë më parë, ata u nisën për një udhëtim për të shpëtuar martesën. Ata u panë të dielën teksa zbrisnin nga avioni privat.

Kim mbante në krahë vajzën e saj më të vogël, ndërsa Kanye zbriti nga avioni duke mbajtur vetëm telefonin e tij në dorën e djathtë. “Kim dhe Kanye janë marrë vesh së bashku. Të dy duken shumë më të lumtur”, tha një burim për People, pasi u kthyen në Shtetet e Bashkuara.